Mesfushori i Anglisë u kthye pas operimit të gjurit këtë sezon por skuadra nga Anfield ka nënshkruar kontratë afatgjatë me të

Liverpooli ka lajmëruar zyrtarisht se mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Anfield.

Anglezi, i cili iu bashkua klubit më 2017 në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Arsenali, do të jetë pjesë e kampionëve europian deri më 2023.

“Jam shumë i lumtur-isha jashtë për pak kohë, por është mirë kur në fund ktheheni dhe vendosni që të vazhdoni më shumë në këtë klub, për të cilin unë kam synime”, ka thënë Oxlade-Chamberlain për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Loading...