Ndryshe nga çfarë pritej, partitë opozitare në Shqipëri nuk do të paraqesin sot kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti i vendit. Sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin. Një ditë më parë, ish-deputeti Gent Strazimiri tha në një intervistë për RTV Ora se problemi nuk është data kur do të mbahen zgjedhjet, por garancitë që ofrohen.