Numri i të vrarëve në masakrën në qytetin amerikan El Paso, Teksas, sot u rrit në 22, pasi dy persona të lënduar iu nënshtruan lëndimeve.

Dr. Stiven Flaerti nga Qendra mjekësore Del Sol publikoi se një pacient ka vdekur sot, ndërsa më herët policia kumtoi se edhe një person i lënduar iu nënshtrua lëndimeve.

Sulmi në El Paso ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, vetëm disa orë para një sulmi tjetër në Ohajo, Dejton, ku nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 u lënduan.