Një grua në Kinë e ka goditur për vdekje me gërshërë të dashurin e saj në rrugë, i cili u mundua ta poshtëroj publikisht duke e quajtur të “trashë”.

Ai ishte munduar ta ndalë që të blejë një akullore dhe sikur kjo të mos i mjaftonte, i kishte thënë se tashmë është në mbipeshë.

Mediat kineze raportojnë se sulmuesja është arrestuar nga policia, ndërsa incidenti ka ndodhur në qytetin Zhumadian në pjesën qendrore të Kinës.

Sipas policisë e dyshuara e identifikuar vetëm si Wang ishte grindur me partnerin e saj i njohur si Zhang, të cilin e sulmoi me një palë gërshërë.

Loading...