Tina Knowles, gjyshja e Blue Ivy ka qenë së fundmi e ftuar për të dhënë një intervistë në emisionin ‘Entertainment Tonight’, në të cilin ka folur për familjen e saj. Ndër shumë detaje të rrëfyer Tina ka theksuar se përveç talentit të mbesës së saj në muzikë, Blue është dhe një artiste e ‘makeup-it’ e shkëlqyer. Ajo tregoi se vogëlushja i ka blerë tualetet e para që e vogël dhe se shpeshherë lyen në shtëpi në mënyrë që të kalojnë kohën. Ndonëse Jay Z nuk është shumë dakord me këtë pasion të së voglës, Knowles shtoi se kjo është një mënyrë që vajzat të ndihen mirë.

T mobile In article [1]

Ajo pohoi gjithashtu se Blue Ivy ka arritur ta realizojë ‘makeup-in’ e saj të parë që prej momentit kur ka mbaruar klasën e parë. Mesa duket vajza e dyshes së njohur, Beyonce dhe Jay Z gëzon një sërë talentesh, të cilat me kalimin e kohës janë kultivuar dhe shfaqur më mirë tek ajo.