Një punëtor i një kompanie ndërtimi, është rrëzuar derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, ku sipas tyre punëtori ka mbetur në gjendje kome.

Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe policinë, por të njëjtit kanë thënë se nuk është raportuar për këtë rast.

Loading...
Global