Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Podujevë, e ka dënuar me 30 ditë paraburgim shoferin që goditi për vdekje gjatë ditës së djeshme një vajzë katër vjeçar.

Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë së Shtetit u ndaluar për 48 orë në polici.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.

Loading...