Një persona ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar mëngjesin e sotëm, në një aksident të rëndë trafiku afër fshatit Kamen Doll të Rosomanit, deklaruan dëshmitarë okularë.

Sipas MBP-së, në aksident janë përfshirë një automjet “Golf”, me targa të Manastirit dhe një xhip “Mercedes”, me targa të Velesit.

Në polici është denoncuar aksidenti në ora 9:50 minuta.

Ekipi i ekspertizës së MPB-së është në vendin e ngjarjes.

Policia, si dje shërbimi i Urgjencës së Kavadarit, tash për tash nuk mund të japin më shumë hollësi rreth rastit.

Loading...