Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar dhe jashtë saj, ku këto kohët e fundit ka qenë kryefjala e mediave të ndryshme jo vetëm për ndarjen e saj nga kuzhinieri Issac Carew por edhe për lidhjen e saj me vëllain e motrave të Bella dhe Gigi Hadid i cili quhet Anwar Hadid.

Image

Shumë prej artisteve si vendore ashtu edhe ndërkombëtare i kanë gjetur personat që ngjajnë me to, po ashtu dhe Dua Lipa e cila duket kopje e saj dhe bëhet fjalë për modelen Brittany Xavier siç mund ta shikoni më poshtë.

Image

Modelja ka 1.1 milion ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit, e cila është shumë active dhe në çdo foto që ajo publikon ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve që e pyesin se a është me të vërtetë Dua Lipa.

Kujtojmë që Dua Lipa dhuroi performancë magjike në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, më 10 gusht.

Për më shumë shikoni imazhet e mëposhtme dhe vlerësojeni vetë ngjashmërinë mes Dua Lipës dhe Brittany Xavier.

ImageImageImage

Loading...