Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në afërsi të qendrës mjekësore  në kryeqytetin egjiptian Kajro,  kumtoi në mëngjes Ministria e Shëndetësisë, lajmëron DPA.

Shpërthimi para Institutit  kombëtar  për onkologji ka ndodhur mbrëmë vonë, pas përleshjes në të cilën kanë marrë pjesë shumë  automobila, në rajonin jugor të Al -Manial, thuhet në kumtesën  e Ministrisë.

Së pari ministria lajmëroi se në incident kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 21 të tjerë  janë lënduar.

Shpërthimi, gjithashtu shkaktoi edhe zjarr të madh, që në ndërkohë u shua, lajmëruan mediat shtetërore.

Ministria e shëndetësisë kumtoi se pacientët e Qendrës për onkologji janë evakuuar në spitale tjera në mbarë Kajron.

Shpërthimi e dridhi rajonin mes lumit Nil dhe i theu dritaret  e qendrës mjekësore, që e vizitojnë pacientët e tërë Egjiptit”, deklaruan dëshmitarët.

Prokurori shtetëror i Egjiptit urdhëroi  hetim për incidentin, citoi televizioni shtetëror.