Një nënë 23-vjeçare, Louise Porton, u shpall fajtore për vrasjen e dy vajzave të saj, 3 dhe 17 muajshe, pasi i cilësonte përgjegjëse, për pengimin e jetës së saj seksuale.

Në një moment të parë, e reja mohoi se iu kishte zënë frymën vogëlusheve Lexi Draper dhe Scarlett Vaughan, por u shpall fajtore nga Gjykata e Birmingham, Angli, të premten e kaluar.

Dy vajzat vdiqën 18 ditë larg njëra tjetrës në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Louise joshte meshkujt online në një sajt për takime dhe i ftonte për raporte seksuale në këmbim të pagesës.

Në mesazhet në chat u zbulua se ajo ofronte seks ndaj meshkujve dhe në këmbim iu kërkonte para për të mbuluar shpenzimet e veshjeve.

Kështu duke i cilësuar vajzat si pengesë, Porton mendoi që ti hiqte qafe, duke i vrarë. Madje në kompjuterin e saj u gjetën kërkime online, se si mund të vritej një fëmijë. Vendimi ndaj saj pas gjetjes fajtore do të jepet në ditët në vijim.