Një nënë e tre fëmijëve u vra në sulmin e djeshme në Teksas, ndërsa po e mbronte djalin e saj të vogël, ka thënë motra e saj.

Jordan Anchondo, 24 vjeçare, ishte një nga 20 personat që u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare në El Paso.

Motra e saj, Leta Jamrowski, tha se ajo po bënte blerje shkollore kur vrasësi hapi zjarr.

Kur filluan të shtënat, ajo ra mbi djalin e saj dy muajsh në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij.

Fëmija i mbijetoi të shtënave me kocka të thyera.

Djali i të ndjerës po trajtohet në një spital në El Paso.