Megjithëse fëmijët deri në moshën gjashtëvjeçare udhëtojnë falas në transportin publik, një vogëlushe e shoqëruar nga motra e saj dhjetëvjeçare, u gjobit nga ndërmarrja e transportit publik në Schaffhausen të Zvicrës.

Një nënë nga Schaffhauseni u trondit kur vajza e saj pesëvjeçare, Jara u kthye në shtëpi pas një udhëtimi me autobus me një gjobë të rëndë. Vogëlushja ishte shoqëruar nga motra e saj dhjetëvjeçare. Kjo është raportuar nga revista e konsumatorit “Espresso” nga Radio SRF 1, informon Shtegu.com.

Sora dhjetëvjeçare posedon një abonim vjetor, megjithatë më e reja ende jo. “Mendoj se nuk është e pranueshme shqiptimi i një gjobe prej 100 frangash për një fëmijë pesëvjeçar”, ka deklaruar nëna zvicerane për Espresso. “Vajza ime dhjetëvjeçare Sora për pak sa nuk u zhgreh në vaj, pasi mendoi se kishte bërë diçka të gabuar”.

Një dhjetëvjeçar nuk konsiderohet ende si person shoqërues. Vetëm nga mosha dymbëdhjetëvjeçare, personi mund të shoqërojë një fëmijë më të vogël. Në pyetjen e “Espresso”, nëse ndokush konsiderohet i rritur në moshën dymbëdhjetëvjeçare, Bruno Schwager, drejtori i  ndërmarrjes publike në Schaffhausen, është përgjigjur: “Në këtë rast, po”. Kompana e transportit publik nuk ka bërë gabim. Rregulloret janë sjellë nga organizata kolektive zvicerane CH-Direct dhe të gjitha kompanitë duhet t`u përmbahen atyre. Për arsye të vullnetit të mirë, ne i reduktuam gjobën në 50 franga”.

Si pasojë, CH-Direct iu përmbahet rregullave strikte. Sipas zëdhënëses Sabine Krähenbühl: “Na është dashur të tërheqim një kufi. Nga mosha dymbëdhjetëvjeçare, një fëmijë mund të shoqërojë një vëlla apo motër më të re se mosha gjashtëvjeçare në transportin publik dhe nuk pranojmë që të bëhet në moshë më të re». Kjo shërben për të shtuar sigurinë në transportin publik. Sidoqoftë, po që se pesëvjeçarja do të kishte një biletë të vlefshme, kjo do të kuptohej si pëlqim nga prindërit se fëmija mund të udhëtonte. Pa biletë pra, edhe fëmijët gjashtëvjeçarë mund të gjobiten.

Loading...