Kreshnik Fazliu, ose siç njihet ndryshe, Mc Kresha, është një nga reperët më në zë të momentit, suksesi i të cilit sa vjen e rritet.

Ndër vite e kemi parë në bashkëpunim me artistë të ndryshëm shqiptar apo të huaj, me projekte që janë kthyer në hite të padiskutueshme, megjithatë karriera e tij si reper ka nisur solo.

Këtë na e vërteton albumi i parë i Mc Kreshës, “Patikat e Mia”, i cili sot ‘feston’ 9-vjetorin e daljes në treg.