Flamujt shtetërorë në kryeqendrën amerikane dhe përmes gjithë vendit nga mbrëmë janë lëshuar në gjysmështizë për shkak të të shtënave masive gjatë fundjavës që ndodhën në El Paso, Teksas dhe në Dejton, Ohajo, me ç’rast humbën jetën 29 persona.

“Vendin ynë ndjen keqardhje së bashku me të afërmit e të vdekurve në dy raste tragjike. I ndajmë dhimbjen dhe vuajtjet e të lënduarve në këto sulme të pakuptimta”, kumtoi mbrëmë presidenti Tramp.

Presidenti dërgoi dënim të ashpër dhe porositi se SHBA-ja është e bashkuar me popullin e El Pasos dhe të Dejtonit.