Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes paraqitet intensiv, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet më shumë se 30 minuta. Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Edhe pse rrugët janë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të moderuar, respektim të sinjalizimeve dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit.