Një i mitur nga Bogovina është lënduar pasi dje në fshatin Kalnik në të ka goditur një 20 vjeçar i cili e ka drejtuar veturën e tipit BMV.

“Dje rreth orës 11 e 30 minuta është lajmëruar se në fshatin Kalnik të Tetovës, veturë e tipit BMV me tabela italiane të drejtuar nga J.A (20) nga fshati Kalnik e ka goditur një të mitur nga Bogovina. Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën klinike në Tetovë për ndihmë mjekësore”, thonë nga SPB- Tetovë.

Pas aksidentit, mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës.

Loading...
Global