Kolovajza e parë e mbushur me ujë dhe ku njerëzit do të zhvendosen posaçërisht në sajë të trysnisë së ujit është ndërtuar për herë të parë në botë.

Ajo është quajtur Cheetah Chase, dhe pjesëmarrësit madje do të jenë në gjendje edhe të garojnë me njëri-tjetrin në të. Pra nuk do të jetë një argëtim i njëanshëm por përkundrazi ata edhe do të konkurrojnë me njëri-tjetrin.

Udhëtimi i ri prej 259 m do të hapet në Holiday World and Splashin në Safari park në SH.B.A., shpesh votuar një nga më të mirët në botë.

Fuqia e ujit do t’i shtyjë ata që do të provojnë këtë eksperiencë të ngrihen mbi një kodër të pjerrët përpara se të bëjnë pastaj zbritjen për pjesën tjetër të udhëtimit me shpejtësi deri në 32 km/h.

Mbushësi i ujit do të jetë gjithashtu një udhëtim i dyfishtë, kështu që pasagjerët mund të “garojnë” me miqtë e tyre.

Loading...