Ish drejtori i Regjistrit Qendror ka përfunduar i shoqëruar në polici. ALSAT mëson nga burimet e tij se Andrea Popovski, ish ushtrues detyre Drejtor i Regjistrit Qendror është shoqëruar në një nga komisariatet e Shkupit, për 24 orë, ndërkohë që shumë shpejt, Prokuroria do të vendosë për veprimet e mëtejshme ndaj tij. Sipas burimeve nga Policia Financiare, mësohet se përveç Andrea Popovskit, të shoqëruar në polici janë edhe të paktën 4 të punësuar të tjerë të Regjistrit Qendror, për të cilët pritet të merret e njëjta masë. Nuk ka informacione për veprën që kanë kryer këta persona, por, dyshimet paraprake flasim për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Popovski ka qenë kuadër i VMRO DPMNE-së në krye të Regjistrit Qendror nga viti 2014 deri në vitin 2017.