Raportet thonë se takimi i Napolit me agjentin e Hirving Lozanos, Mino Lozanos kanë shkuar shumë mirë, por një raport thotë se agjenti është edhe për një shkëmbim Icardi-Insigne

Calciomercato.com, Sky Sport Italia, Radio Kiss Kiss dhe Tuttomercatoweb kanë raportuar të hënën se takimi në mes të Raiolas dhe shefave të Napolit ka shkuar shumë mirë, pavarësisht se duhet bërë më shumë për të drejtat e imazhit për Lozanon.

Napoli pritet që të paguajë një shumë prej 40-45 milionë euro për meksikanin, i cili tashmë është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare që do ti sillte atij të ardhura prej 4.5 milionë euro.

Megjithatë, Radio Kiss Kiss ka raportuar se Raiola në tavolinë ka sjellur edhe Icardin, i cili e përfaqëson gjysmën e sulmuesit të Interit.

Në anën tjetër Tuttomercatoweb shkon edhe një hap më larg, duke thënë se ata kanë biseduar edhe për një marrëveshje shkëmbimi mes Mauro Icardit dhe Lorenzo Insignes.

Sulmuesi i Interit do ti përshtatej profilit nga skuadra e Napolit, derisa Nerazzurri e shohin kapitenin e Napolit si një partner ideal për Romelu Lukaku.

Me këtë në mendje, TMW shkruan se Lozano do ta zëvendësonte Insignen në Napoli duke u bërë partner me Icardin në sulm.

Loading...