Klubi italian ia ka vënë syrin sulmuesit spanjoll pasi dështoi në disa pista këtë verë

Napoli ka dështuar totalisht këtë verë në afatin kalimtar,

Klubi napolitan është refuzuar nga yjet e futbollit, të cilët i kishte objektiva.

E tash, klubi nga “San Paolo” ia ka vënë syrin sulmuesit Fernando Llorente.

Aktualisht, futbollisti spanjoll është lojtar i lirë pasi e kaloi një eksperiencë në Tottenham.

Sipas Sky Sports, sulmuesi shtatgjatë do të vendosë për të ardhmen e tij pasi i la Spurs këtë verë.

Përpos ish-futbollistit të Valencias dhe Juventust, Napoli këto ditë synon ta transferojë edhe mesfushorin meksikan të PSV Eindhovenit, Hirving Lozano.

Loading...
Global