Savash VELİU

Kjo e keqe monstruoze e parë dhe e përjetuar fatkeqësisht në praktikën e diktaturës Bolshevike të PKSH-së gjatë LNÇ-së në Shqipëri dhe jashtë saj e instaluar si kreatur antishqiptare nën moton Inter-Nacionaliste që demonstroj luftën e egërt kundër lëvizjes popullore siç ishte Balli KOMBËTAR, si para ashtu edhe pas luftës. Komunizmi shënjestroj të gjunjëzoj tërë popullin shqiptar nga idet e saja të larta kombëtare me detyrë të caktuar që të ruaj interesatë e Fuqive të mëdha Perëndimore dhe Rusisë të cilët mizorisht coptuan shqiptarët në disa shtete politike. Komunistët shqiptar ishin Dinamitat e brendshme që rrënuan Kauzën Kombëtare rrënjësisht. Ata ishin vazhdimsia e dorës së fshehtë të instaluar për ruajtjen e shteteve dhe kombeve të coptuara nga Fuqitë e mëdha dhe Rusisë kundër vullnetit të popullit shqiptar  që përshpejtuan krijimin e kombeve inekzistente mbi tokat shqiptare si Grekët dhe Serbët në shekullin XIX dhe XX, të ndarë mbi baza fetare. Si shembull shqiptarët ortodoks u konvertuan në serb dhe bullgar me gjuhën sllavishte kurse për grekofili u bë përzierja e vllahishtes me sllavishten. Kështu shqiptarëve iu morrën politikisht territoret dhe pjesët e kombit përmes regjimeve të instaluara të viteve 1912-1913 që lojalisht do të vazhdojn të zbatojn edhe regjimet tjerë pas tyre e në veçanti kryemonstrumi Enver që do ruante kufijtë londinez të coptuara dhunshëm nga shqiptarët e persekutuar.    

Kështu mbas Konferencës së Londrës të vitit 1912-13, mbi 40% e territorit të Shqiperisë kishte ngelur zyrtarishtë jashtë kufive shqiptarë. Me këto trroje të grabitura nga Shqipëria, uzurpatorët evropianë kishin kënaqur orekset e miqëve të tyre ballkanik dhe përsëri nuk kishin hequr dorë nga coptimi i mëtejshëm i kombit tonë. Për coptuesit evropianë, Shqipëria ishte veçse një nocion gjeografik që ata mund ta perdornin si plaçk tregu sa herë ju interesonte. Ne vitin 1915, treshja e Antantës ku bënte pjesë Britania + Irlandën, Franca dhe Rusia u mblodhën në fshehtësi në Londër dhe vendosën coptimin e mëtejshëm të Shqiperisë. A thua çfarë bëjnë sot!?

Regjimi Enverist i instaluar dhunshëm shfrytëzoi forcën ideologjike si armë të veten për të xhveshur popullin prej Lirisë së Identitetit Kombëtar duke çuar më tutje deri te vëllezëria inter-nacional-komuniste që e shkatërroj të parën! Dihet se Komunizmi socialist e shikoninë njerëzit si lëndë të parë, të cilën duhet ta modelojnë sipas tekave politike të tyre gjatë disiplinimitë sistematik me trend të arrihet deri te pranimi i konformizmit si një akt i kryer.    

Përmes arrogancës së diktatorit despot u bë xhveshja e moralit fetar dhe kulturës kombëtare me kthim të kombitë krejtësisht në pasiv sepse komunistët i frikësohen nga çdo lloj lirie ngase kështu të larguar nga feja dhe kultura kombëtare ata do ti shpienin më lehtë drejtë ateizmit komunist. 

Por kësaj çmendurie mono-ateiste iu kundërvua populli me lëvizjen Balliste i paraprirë nga bujarët dhe Ulemat fetar të cilët e përbënin kontingentin më të madh të saj për bashkimin e vılajeteve shqiptare të rrezikuara nga hegjemonia pan-ortodokse, një keqësi që qëndronte para dyerve të përkrahur nga kolaboracionistët komunistë, keqësi që dërmoj themelet shqiptare me njëmendësin e tij totalitare të huaj.   

Diktatura vrau barbarisht. Mund të themi se terrori komunist e ka zanafillën e tij bashkë me formimin e PKSH-së. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ai u ushtrua nga formacione partizane dhe njësitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes së diktaturës komuniste, terrori e dhuna fizike në Shqipëri e gjetiu u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me jugosllavët dhe greko-komunistët vrastar që nuk lanë votër pa kallë.

 Këtë gjendje më së miri e ilustrojnë fjalët që u shkrepën para se ta pushkatonin Komunistët Mulla Iljaz Brojën, me fjalët më rrënqethëse që janë amanet, porosi, për çdo brezni nga të cilët na nuk arritëm të nxjerrim mësimin e duhur edhe sot:

“Ne, si të gjithë shqiptarët e tjerë, s’kemi ç’presim tjetër prej jush, pos plumbit dhe thikës pas shpine. Mashtroheni se mund ta zhdukni këtë popull, se mund ta shtypni shpirtin liridashës të tij. Njëlloj si të parët tanë, edhe neve ua kemi lënë porosi brezave që të mos kenë besë në racën tuaj.

… Kështu flasin faktet historike tronditëse mbi brutatlitetin e ushtruar të regjimit komunist ndaj popullit shqiptar në emër të fuqive të mëdha politike që nuk nguruan të coptojnë pamëshirshëm tokatë shqiptare në mbrojtje të kufijve politik londinez..!