Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi, Ka tërhequr vëmendjen së fundmi teksa ka bërë disa statuse në “Instastory”.

Ata të dy ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ndarjen e tyre, duke i lënë fansat të aludojnë për arsyen se pse nuk janë më bashkë. Pak ditë më parë Stresi u largua drejt Kanadasë, ndërsa dje Stresi vendosi që profilin e tij në “Instagram” ta bënte privat.

Ndërkohë një ditë më parë, Keisi e ka pushtuar “Instastory”-n me disa thënie për jetën. “Gjërat do të bëhen më mirë! Mund të ketë stuhi tani, por nuk mund të bjerë shi përgjithmonë!”, shkruan ajo.

Nëse janë të vërteta fjalët për ndarjen, atëherë Keisi po jeton vërtet një periudhë të vështirë për momentin.

Më pas ish-partnerja e Stresit bën një bashkëbisedim me ndjekësit mbi temën: “Beso që jeta po të jep ekzaktëshit atë për të cilën ke nevojë!”

Keisi ka vendosur që t’ju përgjigjet shumë pyetjeve, por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me Stresin edhe pse besojmë se nuk kanë munguar pyetje të tilla në mesazhet drejtuar asaj.

Ndërkohë ajo lutet për veten dhe njerëzit që do, që të kenë shëndet, lumturi dhe paqe.