Sot mbahet dita e dytë e festivalit.

Në kryeqytet është duke mbizotëruar një mot i ligë por kjo nuk po ndal publikun e ‘Sunny Hill Festival’ që tashmë kanë nisur të mbushin parkun e Gërmisë.

Faqja zyrtare e ‘Sunny Hill Festival’ minuta më parë ndau një video në Instastory ku shihet një numër i konsiderueshëm i publikut duke vallëzuar edhe gjatë reshjeve të shiut.

Kujtojmë se sot ndër emrat kryesorë që do zbresin në skenë janë: Gashi, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta paraqitjet e të cilëve pritet ta ‘elektrizojnë’ publikun.