Moti në fund të ditës do të jetë i matur me vranësira të dukshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig me dukuri të breshërit dhe erës së fuqishme.

Në Fushëgropën e Shkupit do të vazhdojë të jetë mot me erë, me erë të përforcuar veriore, ndërsa deri në fund të ditës do të ketë edhe dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët jugore. Do të jetë dukshëm më freskët dhe me erë të matur, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit, me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja prej 26 deri 33 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me erë, me erë të përforcuar veriore dhe temperaturë prej 18 deri 28 gradë.

Të premten akoma do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Nga e shtuna pason periudha e motit stabil, me ngritje graduale të temperaturave.

Loading...
Global