Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga klubi mbretëror francez gjatë kësaj vere dhe interesim për të ka shfaqur mbi të gjitha Galatasaray

Radamel Falcao i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Monaco gjatë kësaj vere,

Për sulmuesin kolumbian flitet se mund t’i bashkohet Galatasarayt, i cili është klubi më i interesuar për shërbimet e tij.

Mirëpo, ish-sulmuesin e Chelseat e Manchester Unitedit e duan edhe ish-klubet e tij, Atletico Madrid dhe Porto.

Derisa Falcao po e mendon largimin, Monaco ndërkohë ka nisur ta kërkojë zëvendësuesin e tij.

Wissam Ben Yedder i Sevillas dhe Michy Batshuayi i Chelseat janë dy sulmuesit e pëlqyer nga klubi mbretëror francez.

Falcao kishte shpërthyer në fanellën e Atleticos, por më pas i pati disa eksperienca dëshpëruese.