Pamje shokuese tregojnë se si një person po rrezikonte njerëz të pafajshëm në kryeqytetin e Spanjës, duke u endur nëpër sheshin kryesor të Madridit me një shpatë në dorë.

Në video shihet se si policia rrethon personin me shpatë në dorë duke reaguar në mënyrë të shpejtë.

Policët i drejtojnë armët atij derisa personi qëndron brenda një fontane. Njëri prej policëve heroikisht sulmon kriminelin nga prapa duke e neutralizuar rrezikun.

Këto janë pamjet: