Një 9-vjeçar ka humbur jetën nga meningjiti katër ditë pasi mjekët e dërguan në shtëpi me antibiotikë për të trajtuar dhimbjet në stomak.

Austin O’Dowd u dërgua në Spitalin Basildon, Essex u dërgua në spital me dy të ënjtur dhe dhimbje stomaku.

Dhe babai i tij pretendon se mjekët e dërguan në shtëpi me antibiotikë dhe ilaç syri gjashtë orë pas mbërritjes së tij në spital.

Një hetim ka nisur në spital për vdekjen tragjike të 9-vjeçarit.

“Kur Austin vdiq ishte një tronditje e madhe për ne,”-tha familja.

Ndërsa babai i tij shtoi: “Mjekët nuk arritën t’i diagnostikonin sëmundjen dhe e nxorën nga spitali. Por gjendja e Austin u përkeqësua pasi dhimbjet në stomak u intensifikuan. Dhimbjet e tij u dyfishuan.”

Syri i Austin filloi të fryhej derisa nuk arrinte të shikonte. Ai u dërgua sërish në spital por u nxor sërish nga spitali dhe iu dhanë antibiotikë.

O’Dowd tha se po kuptonin arsyen e vdekjes së djalit deri pas dy ditësh iu konfirmua se ishte nga meningjiti.

Loading...