Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri te Gjykata Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar kërkesë me dokumentacion të plotë shoqërues për prononcimin të Gjykatës në lidhje me procedurën për ekstradimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomorr Morina, për të cilin më 25 korrik të këtij viti është pranuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkak të ekstradimit pas urdhër-arrestit të shpallur ndërkombëtar.

“Gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtim me dispozita ligjore, kërkesën do ta dërgojë për opinion në Prokurorinë kompetente, ndërsa pas marrjes së opinionit Gjykata do të prononcohet dhe përgjigjen do ta dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është kompetente në pjesën e mëtejshme të procedurës për ekstradim, kumtoi Gjykata Themelore Publike – Shkup.

Njëherit, siç qëndron në kumtesë, sot është marrë kërkesë për vizitë të personit të arrestuar nga ana e përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës në Shkup, e cila kërkesë në pajtim me nenin 178 nga Ligji për procedurë penale, u është aprovuar.