Ministri Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, realizoi një takim me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shefin e zyrës së OBSH-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr.Jihane Tawilah.

Në këtë takim u theksua mbështetja e Dr. Jihane Tawilah në fushën e mjedisit, veçanërisht në ndihmën për zgjidhjen e problemeve të ndotjes së ajrit, menaxhimit të mbeturinave të ngurta, përdorimit të lëndëve djegëse në amvisëri, sigurisë së ujit dhe rëndësisë së të gjithë faktorëve të jashtëm që ndikojnë ndaj shëndetit të të gjithë qytetarëve të RMV.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mbështetjen në lidhje me bashkëpunimin për ngritjen e besimit për shërbimet e mira shëndetësore dhe ekologjike në vend.

????????????????????????????????????