Gjiganti italian do ta zhvillojnë nesër mbrëma një ndeshje miqësore me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Rossoneri” pritet të vijnë në Kosovë me përforcimin e fundit, brazilianin Duarte

Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Kosovë,

“Rossoneri” do të zbarkojnë në vendin tonë për t’u përballur me kampionin e Kosovës, ndërsa mediat italiane shkruajnë se gjiganti italian me vete në vendin tonë pritet ta marrë edhe përforcimin e fundit, mbrojtësin brazilian Leo Duarte, i cili sot ka mbërri në Itali nga vendi i tij.

Milani do të jetë klubi më i madh evropian që zbarkon në Kosovë.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe klubit të madh italian do të fillojë në orën 20:45.