Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas videos së fundit të publikuar nga “La Verita”. Ai thotë se oktapodi kriminal është zhveshur dhe çmontuar deri në fund.
“E vërteta është se qeveria nën maskën e luftës kundër krimit ka krijuar dhe po mbron krimin. Tolerimi i tillë i krimit po shndërrohet në ofendim për qytetarët. Thënë thjeshtë, kjo donë të thotë, Katica, e cila është e përkëdhelura e Zaevit, duhet të presim të kthehet nga ‘pushimi mjekësor’, të cilin rastësisht po e kalon në fqinjin jugor, me shpres se ndoshta do të qetësohet dhe do të jep deklaratë për pjesëmarrjen e saj në zhvatjen milionëshe”, ka thënë Mickoski.

Ai shton se Kiki dhe Friki janë të mbrojtur nga pushteti, por kryeministri Zoran Zaev nëse duhet do të flijoj dikë vetëm për të shpëtuar ai.

Mickoski shton se ky nuk është rast i izoluar dhe se rasti “Zhvatja” është vetëm një gurë nga sistemi i krimit dhe korrupsionit që sundon në Maqedoni.

“Maqedonia është në vitin e tretë nën qeverisjen e Zaevit, ndërsa për çdo ditë është larg dyerve të BE-së. Tani është e qartë se përse nuk datë për bisedime, sepse në BE njerëzit e parë të qeverive nuk prodhojnë krim, por e luftojnë atë”, ka shtuar Mickoski.