Gazeta italiane “La Verita” e cila sot e publikoi incizimin me Bojan Jovanovskin, Zoran Milevskin dhe Jordan Kamçevin, gjatë disa viteve vlen për medium të afërt me opozitën e tanishme në vend, shkruan Dojçe Vele.

“‘La Verita’ ishte mediumi i parë i huaj, i cili para një muaji informoi për ‘Bombën’ publikuar në rrjetet ruse, e ku sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, gjoja e ka kurdisur fituesin e tenderit për furnizimin e pajisjes për M-NAV. Atëherë ‘La Verita’ publikoi tekst me titull “Skandal në Shkup – ‘Tender për Leonardon: Ciganët si ne’, ndërsa teksti e ka ilustruar me fotografi të kryeministrit Zaev. Në atë gazetë vend kanë pasur qëndrimet e VMRO-DPMNE-së gjatë krizës politike, por edhe pas zgjedhjeve në dhjetor 2016. Në janar 2017 gazeta ka publikuar intervistë me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me titull “Soros të ndalet ta destabilizojë Shkupin”. Lajmin se gazeta italiane ka publikuar incizim nga aktivitete kriminele të të dyshuarve në “Reket”, në mëngjes të parët e publikuan mediumet e afërta me opozitën. Nuk përjashtohen edhe dyshimet se rruga e incizimeve nga Shkupi deri te gazeta italiane ka kaluar përmes Budapestit”, njofton Dojçe Vele.

“La Verita”, siç transmeton “360 shkallë” vlen si e afërt me partinë ekstreme të djathtë italiane Liga, të cilën e udhëheq ministri aktual i Punëve të Jashtme të Italisë, Mateo Salvini. Në të në vazhdimësi publikohen informata me të cilët bëhet sulm ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe nga Salvini, Orban, Le Pen dhe përfaqësuesit e tjerë të së djathtës radikale.

Ndryshe, autori i tekstit në “La Verita”, Laris Gajser është slloven me pasaportë italiane. Ai është kryetar i Lëvizjes panevropiane të Sllovenisë, pjesë e kryesisë së Unionit Panevropian ndërkombëtar. Së bashku me të, në kryesinë e kësaj organizate është edhe ambasadori i deritanishëm i Maqedonisë në Bruksel dhe këshilltar i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Andrej Lepavcov. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011, Gajser ka qenë kandidat në zgjedhjet për Partinë e djathtë Popullore sllovene (SLS).

Në tekstin e sotëm, i cili në masë të madhe i kushtohet rastit “Reket”, duke konstruktuar prapavijë politike, në qendër të vëmendjes vendoset roli i Komisionit Evropian edhe i kancelares gjermane Angela Merkel në politikën e Maqedonisë.

“La Verita” shkruan se “tërë Evropa, viteve të fundit është në rrezik serioz nga qasja e përfaqësuesve të Brukselit drejt hapërimit të Shkupit drejt BE-së, kryeqytet i shtetit me sovranitet të kufizuar, ku aktorët politikë nuk janë asgjë tjetër përveç marionetave në një shfaqe, të cilën e udhëheqin përfaqësues tejet të fuqishëm ndërkombëtarë”. Në tekst drejtpërdrejtë akuzohet kancelarja gjermane Angela Merkel se qëndron pas “bombave” të Zaevit, të cilit ia ka dorëzuar që të mund pas ardhjes së tij në pushtet, të manipulojë me të.

“La Verita”, cak i së cilës vazhdimisht është edhe filantropi amerikan Xhorxh Soros, pohon se ai ka participuar në planin gjerman, me atë që e ka financiar “Revolucionin e larmë”. “Plani i forcave të jashtme ka arritur sukses, edhe pse VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht e ka kontestuar të vërtetën, përmbajtjen dhe metodat e përgjimit. Formimi i PSP-së nën presion të Komisionit Evropian dhe proceset dhe hetimet që ajo i ka ndërmarrë, sipas “La Verita”, tërësisht e kanë ndryshuar skenën politike, thuhet në tekstin e “360 shkallë”.

“Nezavisen”, megjithatë, shkruan se Laris Gajser, gazetari që e ka publikuar videon, është edhe aktivist politik dhe njihet me ish presidentin Gjorge Ivanov.

“Ivanov ishte mysafir në konferencat dhe mbledhjet e të ashtuquajturës Unioni panevropian (i përbërë kryesisht nga përfaqësues të partive konservative në Evropë), ndërsa në një takim të tillë në Austri, që e ka organizuar Gajser, kanë bërë edhe fotografi të përbashkët”, publikon “Nezavisen”.

“Fokus” ka kontaktuar me Laris Gajser, i cili deri tani nuk dëshiron të zbulojë asgjë për materialet që i posedon dhe paralajmëroi se do të vazhdojë t’i publikojë.

“Gjithçka do të bëhet shumë më qartë së shpejti. Më ndiqni gjatë ditëve në vijim”, ka deklaruar Gajser.

Ai nuk zbulon nëse materialet që do të publikohen janë dokumente ose video të reja dhe nëse e kompromitojnë prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

Gazeta italiane “La Verita” sot në edicionin onlajn publikoi video nga takimi me të dyshuar në rastin “Reket” Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski (Kiçeec) me afaristin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar që u inicizua në shkurt të këtij viti, siç njofton gazeta, shihen euro të paketuara me specifikacione të shkruara me dorë në fletë të letrave, ndërsa dëgjohet edhe bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për lëndën e PSP-së, ku përmendet edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.