Lojtari ende dëshiron që të transferohet tek skuadra e La Liga, kurse çmimi i transferit prej 160 milionë euro mund të jetë shkaktari kryesor që mund ta bllokojë transferin

Pavarësisht se afati i transferëve është mbyllur javën e kaluar në Premier Ligë, shumë gazeta ditore në Britani ende mendojnë se ka mundësi që Paul Pogba të largohet nga Manchester United, pavarësisht se skuadra nga Old Trafford nuk do të jetë në gjendje të gjej zëvendësim.

Gazeta Mirror ka titull në faqen e sportit “Pogba: 150 milionë janë në pyetje”, ku sipas kësaj të përditshme britanike duket që Ed Woodward do ta merrte në konsideratë një ofertë të tillë për yllin francez për 160 milionë euro, rreth 20 milionë më pak sa ishte cituar më parë shuma për nënshkrimin e tij.

Neymar

Real Madridi për momentin janë lidhur me një kalim të sulmuesit të PSG-së, Neymar dhe një arritje e marrëveshjes me brazilianin do të ishte një dëshirë e presidentit të Los Blancos, Perez i cili është adhurues i madh i sulmuesit brazilian. Mbetet të shihet se si do të pritet ky transfer i mundshëm nga trajneri Zinedine Zidane, për të cilin Paul Pogba mbetet synimi numër 1 në këtë afat.

Një hendikap që përballet Real Madridi në blerjen e Pogbas apo brazilianit janë shkaqet ekonomike pasi që klubi spanjoll duhet ti balancojë shifrat sipas rregullës së UEFA-së. Për momentin, bilanci pas afatit të verës është -170 milionë euro dhe klubi duhet të këtë s’paku disa lojtarë që ta bëj atë -100 milionë neto borxh. Kjo tregon se kjo blerje varet shumë nga Bale, James dhe Mariano që do të hapte rrugë për të transferuar mesfushorin brazilian apo francez.

“Koha do të tregoj”, ishte përgjigja kur është pyetur këtë vikend se a e ka në plan për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Rezultatet zhgënjyese të Madridit në ndeshjet parasezonale kanë bërë që tifozët nuk presin shumë nga kjo skuadër por tashmë alarmi është ndezur në Madrid dhe United do të kërkojë një çmim të madh për Pogban, duke dhënë shenja se Neymar është më afër rikthimit në Camp Nou se sa të luaj për Los Blancos sezonin e ri.

Loading...