Kanë përfunduar edhe 30-të minuta lojë shtesë dhe fituesi nuk është mësuar.

Përderisa pjesa e parë e vazhdimeve ishte spektakël në vete, ku brenda pesë minutash, të dyja skuadrat shënuan nga një gol, kështu nuk ndodhi në të dytën.

Takimi u mbyll 2-2, për t’i dërguar ekipet drejt ekzekutimit të penalltive, aty ku edhe përfundimisht do të mësohet emri i super-kampionit të ri evropian.

Vërtetë mëkat për cilëndo skuadër që do të mposhtet, megjithatë, barazimi ishte epilog real, andaj “llotaria e 11-metërshave” pritet ta vendos fatin e kësaj finaleje të madhe, që po zhvillohet në Stamboll.

Qëndroni me ne për të mësuar çdo detaj nga ku duel dhe jo vetëm.

Loading...