Nehat Islami

Në lagjen “Fatih” të Stambollit, që tani njihet ndryshe edhe si “Damasku i vogël”, dhe jo vetëm aty, që nga 20 qershori i këtij viti nuk ka qetësi. Pushteti ka filluar t’i “zbulojë refugjatët, me shumicë siriane, pa letra”, si dhe ata “me letra”, që këtu u thonë  “kimlek”, por që kanë ardhur pranë Bosforit nga ndonjë qytet tjetër turk, me kimlek të vlershëm vetëm për atë rreth.

Mes refugjatëve sirianë, që këtu nga viti 2014 nuk quhen me emër të vërtetë, por “mysafirë” asnjëherë nuk janë bërë më shumë telefonata për ta lajmëruar njëri-tjetrin se në ç’drejtim po ecën policia. Gjerë më tani janë zbuluar mbi 6 mijë të pafat. Ata “me letra” i kthejnë në qytetet turke nga kishin ardhur, ndërsa ata “pa letra” në pikën famëkeqe kufitare me Sirinë “Al Bab”.

Në Turqi, ata u shpallën mysafirë, pasi shteti ka  detyrime vetëm ndaj refugjatëve të strehuar në kampe, ndërsa ndaj atyre që kanë vendosur të jetojnë të lirë, jo. Ata jetojnë dhe gjenden si të munden, me kusht që ta respektojnë lejen e qëndrimit, aty ku u është lëshuar nga autoritetet dhe të mos lëvizin kah Stambolli, që i vjen era edhe Evropë e ëndërruar. Ata u nisën pikërisht drejt Evropës, por Bashkësia Evropiane e luti presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që ta vërë “digën”. Kjo digë i solli Turqisë mbi 7 miliardë dollarë ndihmë pa kthim. Turqia thotë se refugjatët e Sirisë i kushtuan vendit për tetë vjet qëndrimi aty më se 35 miliardë dollarë, çka ajo nuk mund ta përballojë më.

Refugjatët shërbejnë edhe si mjet presioni i Ankarasë ndaj Evropës, që t’i shtojë ndihmat e BE-së, të japë ndonjë lehtësi me rastin e dhënies së vizave për qytetarët turq në Zonën e Schengenit, e mbi të gjitha që ta konsiderojnë si fuqi politike, ushtarake dhe ekonomike, gjatë të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e krizës siriane, asaj irakiane dhe të gjitha të tjerave në Lindjen e Mesme. Turqia është faktor i rëndësishëm në rajon.

Çështja e refugjatëve të Sirisë në Turqi është vetëm ana e prapme e një krize më të thellë që e ka angazhuar Ankaranë edhe në aspektin ushtarak, përtej kufijve të saj me Sirinë, ku mbretëron një paqe e brishtë,  pas luftës së gjatë civile ende të pakryer, dhe përfshirjes ushtarake ruse, amerikane, iraniane dhe turke.  Presidenti sirian, Bashar al-Assad, mbahet “me kukëzat” ruse dhe iraniane duke iu frikësuar kthimit të menjëhershëm të tetë milionë shtetaseve të vet.

Ndonëse publikisht ai shprehet për kthimin e shumicës së tyre, në biseda me shtetet mike ai pohon se nuk ka mundësi që t’i ushqejë të kthyerit, e madje as t’iu sigurojë ujë, rrymë, naftë dhe vende pune në Sirinë e shkatërruar totalisht. Një pjesë të tyre, regjimi i Damaskut i konsideron “armiq të popullit ose dezertorë të ushtrisë”. Presidentit dhe rrethit të tij u mjaftojnë afro 12 milionë banorë të mbetur brenda. Prej tyre gjysma janë refugjatë të brendshëm, sepse nga luftimet dhe bombardimet e shumta humbën shtëpitë dhe pasuritë e tjera që kishin, andaj u detyruan të ndërrojnë vendbanimet e tyre drejt qyteteve më të qeta, siç është Latakia, e gjerë diku edhe Damasku.

As nëpunësit, ushtarakët dhe njerëzit e tjerë të aparatit shtetëror nuk arrijnë ta “lidhin” muajin me rrogat e tyre deri në 100 dollarë, që në këtë inflacion galopant bëjnë deri në 30 për qind në muaj, vlejnë sa pesë kilogramë mish. Korrupsioni është fuqia motorike që i mban gjallë ata, derisa të shkojë kështu.

mst: Çka dëshiron Ankaraja në Siri?

Por Turqia e ka një hall më shumë se faktorët e tjerë të zhytur në “mellën siriane”. Dëshiron që ta jetësojë “zonën e sigurisë” në brendësi të territorit verior sirian, të banuar me kurdë. Kurdët e Sirisë kanë shpallur më 2015 autonominë e tyre, jo vetëm në zonat tradicionalisht të banuara nga ata, por edhe në një pjesë të  tokave të çliruara pas luftërave kundër ISIS-it, kur ata ishin dhe ngelën dorë e djathtë e forcave amerikane aty. Kjo zonë kurde tani ka 31 mijë kilometra katrorë. I janë bashkuar katër kantonet e dikurshme kurde, kështu që tani gati e tërë zona kufitare siriano-turke është në duart kurde, me përjashtim të tri lokaliteteve: Afrin-Jarabuluz dhe Al-Bab, të cilat i pushtoi armata turke gjatë dy invadimeve të fundit. Tani kurdët gjenden në “sandviç”, si nga kërcënimet e Turqisë se do të “vendosë rregull” mbi tërë atë brez kufitar, përfshirë lindjen përtej lumit Eufrat, e gjer në kufi me  Kurdistanin irakian. Shtypi turk, krahas kërcënimeve të Erdoganit se “së shpejti fillon aksioni ushtarak në veri të Sirisë”, përmendi mundësinë e penetrimit turk deri në 30 kilometra thellësi. Gjithashtu edhe kurdët kërcënohen nga pushteti i Damaskut, i cili nuk ua njeh autonominë e shpallur, e as kontributin e tyre në luftë kundër armikut të përbashkët, ISIS-it.

Në veri të Sirisë tani e dy vjet qëndron një “minë e kurdisur” e quajtur Afrin. Bëhet fjalë për një regjion në pjesën më veriperëndimore të Sirisë, mu përballë Iskenderumit të Turqisë, ku pos dy milionë banorëve vendorë, pushteti i Sirisë, me ndihmën e Rusisë i detyroi mbi 100 mijë luftëtarë “muxhahedinë” antiregjim, por të afërt me “Al-Nusran”, si dhe familjët e tyre, të evakuoheshin në mënyrë të organizuar drejt Afrinit. Në të kundërtën do të asgjësoheshin. Pavarësisht shumë armëpushimeve të shpallura nga Moska e Damasku, aviacionet e këtyre dy vendeve për çdo ditë bombardojnë Afrinin. Turqia është gjendur në pozitë të vështirë. Ajo, bashkë me Rusinë dhe Iranin, nënshkroi në Astana Marrëveshjen për Afrinin.

Sipas saj, Turqia u zotua “të neutralizojë” elementin luftarak në këtë enklavë, por ajo nuk bëri gati asgjë, sepse nuk dëshiron që të krijohet aso situate kur me mijëra njerëz do të thyenin kufirin për të ikur në Turqi, ngase edhe kështu ka mjaft refugjatë. Po ashtu Turqia dëshiron ndonjë marrëveshje politike për zgjidhjen e këtij problemi.

Turqia vite më parë ka themeluar në truallin e vet Ushtrinë Nacionale të Sirisë, të përbërë nga sirianët refugjatë, e cila tani po vepron në dy enklava në veri të Sirisë. Kjo javë ishte shumë e tendosur midis Ankarasë dhe Washintonit, pasi që presidenti Erdogan bëri të ditur gjatë një fjalimi se “po numëroheshin ditët për fillimin e aksionit ushtarak turk kundër veriut të Sirisë”. Pra, kurdëve dhe forcave të Njësiteve për Mbrojtjen Popullore, siç quhen forcat e armatosura kurde. Qëllimin e vërtetë nuk e fshihte as Ankaraja zyrtare. Bëhet fjalë për pengimin e konsolidimit ushtarak dhe shtetëror të kurdëve të Sirisë, ashtu që të mos përsëritet edhe një Kurdistan irakian, porse kjo mbulohet me “perden” e krijimit të “zonës së sigurisë” në veriun e Sirisë, për kthim të sigurt të refugjatëve nga Turqia. Mirëpo, kurdët thonë se Turqia ka për qëllim që ta krijojë një “tampon zonë” për t’i ndarë një herë e përgjithmonë kurdët e vet prej atyre të Sirisë, gjë kjo të cilën nuk arriti ta bënte me Kurdistanin Irakian dhe zonat e veta të banuara me kurdë, në Turqinë Lindore.

T: “Foshnjë që ende nuk di as të qajë”

Nt: Refugjatët sirianë janë si zogjtë e qyqes, të hedhur në të katër anët. Mbi tetë milionë që i dëboi Asadi në Liban, Jordani, Egjipt, shtet naftëtarë, Ballkan dhe Evropë, por ata më së shumti i numërojnë ditët e gjata në Turqi. Aty që nga viti 2011, kur filloi “Pranvera Arabe” e acartë, që pastaj u shndërrua në luftë civile, u strehuan mbi tre milionë e gjysmë sirianë, ndërsa vetëm në Stamboll, mbi gjysmë milioni.

“Nëse ia hap zemrën çdo refugjati sirian, aty do ta gjesh dhembjen e të quajturit ‘i padëshiruar’”, i deklaroi këto ditë në Stamboll, një refugjat sirian, duke folur për gazetarin e “Le Mond”-es

Nehat Islami

Kjo marrëveshje midis SHBA-së dhe Turqisë, aleatë të vjetër në NATO, u arrit në Ankara, në kulmin e krizës, më 7 gusht, pas bisedimeve treditëshe midis dy delegacioneve ushtarake të niveleve më të larta.

Opinioni u informua se bëhet fjalë për “themelimin e menjëhershëm të një qendre të përbashkët operacionale me seli në Turqi, për koordinimin e themelimit dhe funksionalizimin e një zone të sigurisë në  Veri të Sirisë”.

Meqë në kumtesën për shtyp të ministrisë turke të Mbrojtjes nuk u dhanë hollësi të tjera, ende nuk dihet se   në çfarë gjerësie a thellësie do të shtrihet ajo zonë sigurie, dhe as se cilat do të jenë kompetencat turke, ato amerikane, kurde dhe siriane në këtë “foshnjë që ende nuk di as të qajë”.

Dihet se Damasku zyrtar ka kundërshtuar më parë krijimin e kësaj zone të sigurisë. Nëse Rusia do ta ketë dhënë pëlqimin e saj, për çka mundë të supozohet, atëherë edhe Assadi do të bëhet “djalë i dëgjueshëm”. Mundë të paramendohet se bëhet fjalë për një zgjidhje kompromisi, me të cilën do të kënaqen disa nga kërkesat e Ankarasë, por edhe interesat kurde në Siri. Por çka paraqet kjo, ndoshta nuk do të kuptohet për shumë kohë, gjerë sa të fillojë zbatimi i saj në terren. Vëzhguesit spekulojnë se në këtë mënyrë, Turqia dhe SHBA-ja mund të fillojnë ta shkrijnë akullin në raportet e tyre të acaruara për shkak të raporteve të njohura ushtarake midis Ankarasë dhe Moskës.

Mst: “Zogjtë e qyqes” që i shpërndau acari i “Pranverës arabe”

Refugjatët sirianë janë si zogjtë e qyqes, të hedhur në të katër anët. Mbi tetë milionë që i dëboi Asadi në Liban, Jordani, Egjipt, shtet naftëtarë, Ballkan dhe Evropë, por ata më së shumti i numërojnë ditët e gjata në Turqi. Aty që nga viti 2011, kur filloi “Pranvera Arabe” e acartë, që pastaj u shndërrua në luftë civile, u strehuan mbi tre milionë e gjysmë sirianë, ndërsa vetëm në Stamboll, mbi gjysmë milioni.

“Nëse ia hapë zemrën çdo refugjati sirian, aty do ta gjesh dhembjen e të quajturit ‘i padëshiruar’”, i deklaroi këto ditë në Stamboll, një refugjat sirian, duke folur për gazetarin e “Le Mond”-es. Këto ofshame të tij dhe shumicës së refugjatëve i vërtetoi edhe sondazhi i Universitetit “Kadir Haste” në Stamboll, ku 67.71 për qind e të anketuarve u shprehën se refugjatët janë të padëshiruar dhe se ata sa më parë duhet të kthehen nga kanë ardhur.

Këta të padëshiruar, si në atdheun e tyre, ashtu edhe jashtë tij u bënë të tillë edhe në Turqi, pasi pranojnë të punojnë me paga tejet të ulëta – minimale – pa kurrfarë sigurimi, gjë kjo që po shihet si “marrje e bukës vendasve”. Ata themeluan mbi 10 mijë firma të mëdha e të vogla në mbarë Turqinë, ku paguajnë taksa. Madje në Stamboll ka lagje të tëra me dyqane siriane që kanë mbishkrime arabe, çka po ua “prish syrin” shumicës së vendorëve. Ata kërkojnë që mbishkrimet të jenë në turqishte, për t’i kuptuar të gjithë.

Madje kanë filluar edhe iniciativa në pushtetet lokale që fituan zgjedhjet e fundit, për të “vënë rregull” edhe me sirianët, ndaj të cilëve opozita gjithnjë ka pasur doza animoziteti.

Refugjatet sirianë kanë organizuar jetën e tyre në Turqi, duke i ruajtur zakonet nga vendlindja, si çdo popull tjetër. Kanë kanalin e tyre televiziv opozitar ndaj Damaskut zyrtar “TV Siria”, që shikohet në tërë botën, botojnë gazeta dhe mbajnë portale me gazetarë profesionistë, madje kanë themeluar edhe Sindikatën e Bukëpjekësve Sirianë. Në Turqi, tani, bukë arabe gatuajnë mbi 300 furra.

Sipas statistikave zyrtare në Turqi, gjatë kësaj kohe, lindën mbi 400 mijë fëmijë refugjatësh sirianë, ndërsa shtetësinë turke arritën ta marrin rreth 10 mijë ish-refugjatë, pasi kishin arritur cenzusin e kërkuar nga ligjet vendore. Natyrisht, shtetësinë më lehtë e marrin refugjatët turkmenë të ikur nga Siria, së bashku me të tjerët.

Por sipas anketave me vendorët, atyre u pengon jeta e sirianëve në geto, ndejat e tyre të gjata edhe pas mesnatës në apartamentet e marra me qira. Zhurma iu pengon vendorëve pasi nuk ngopen gjumë, andaj  nuk mundë të zgjohen herët për “sabah çaji” . Turqit e konsiderojnë gjuhën arabe si “shumë të rëndë”, ndërsa arabët nuk lodhen shumë ta mësojnë turqishten, pasi jeta u kalon kryesisht në geto dhe çdo ditë presin të kthehen në atdhe ose të arrijnë në Evropë. Të rinjtë kërkojnë shkolla në gjuhë të huaja, ndërsa në kampe kanë shkolla në arabishte. Në shumë qytete turke janë organizuar edhe shkollat plotësuese në arabishte.

Pakënaqësitë e vendasve ndaj refugjatëve dolën në pah edhe gjatë disa sulmeve që u organizuan kundër dyqaneve të sirianëve. Shpesh për shkak të ndonjë zënke e më shpesh për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme për gjoja ngacmimet ndaj femrave prej anës së sirianëve. Disa herë, policia intervenoi me topa uji dhe shufra.

Sirianët në Stamboll e shfryjnë mallin për vendin e tyre dhe mërzinë e refugjatit duke shëtitur me orë të tëra në anijet turistike përgjatë grykës së Bosforit. Tubohen edhe në lulishte, ku shtrojnë “jambolia” dhe hanë e pinë në grupe të gjera familjare. Të ardhurat i sigurojnë nga tregtia nëpër dyqanet e tyre ose në tezga përgjatë trotuareve, nga puna në bujqësi dhe shërbime të ndryshme. Ata që patën fat që ndokush nga familjarët e tyre ta “kapën” Evropën gjatë ikjes, marrin ndonjë para prej tyre. Më së shumti paraja atyre iu arrijnë nga të afërmit e punësuar në vendet naftëtarë.

Turqia është “pjekur” me refugjatë. Unë gjithnjë e kam shikuar këtë shtet të rrethuar nga detet si një oqean të madh, ku derdhen “lumenj” të shumtë njerëzor, ndërsa në të nuk vërehen ndryshimet, sepse ka vend për të gjitha “ujërat”, nëse ata do të shkrihen të tërët në “ngjyrën e njëjtë”.

Një lum i pashtershëm për këtë “oqean” ishte edhe ai shqiptar. Që nga viti 1912, kur Kosova u pushtua nga Serbia, vargu i refugjatëve filloi të rrjedh drejt Turqisë. Ky “lum” u fry veçmas pas vitit 1938, kur u nënshkrua Traktati ndërmjet Mbretërisë Jugosllave dhe Turqisë për dëbimin e 25 mijë familjeve shqiptare në Turqi. Pastaj, ky “lum” vërshoi edhe viteve 50, kur dhjetëra mija shqiptarë nga ish-Jugosllavia u detyruan të kërkonin shpëtim në Turqi. Ankaraja hapi dyert edhe për mijëra refugjatë kosovarë gjatë luftës së fundit. Të mos flasim për Traktatet për këmbimin e popullsive ndërmjet Turqisë dhe Greqisë (1923) kur Athina “tregtoi” edhe mijëra çamë, atë midis Turqisë dhe Bullgarisë nga koha e Zhivkovit (1989), kur mijëra turq të Bullgarisë ia mësynë Turqisë, etj. Gjatë këtyre dy shekujve, vetëm nga Kaukazi në Turqi u vendosën rreth   një milion njerëz.

Andaj, në këtë botë asgjë nuk është vetëm e bardhë apo vetëm e zezë. Ka diçka edhe në mes, siç shkruan poetesha siriane me prejardhje shqiptare, Aisha Arnaut. Prindërit e saj ishin refugjatë nga Kosova, viteve të 30-ta. Edhe ajo u bë refugjate, sepse e ndoqën nga atdheu. Ajo më së miri e përshkroi shpirtin e refugjatit, me këto vargje të poezisë së saj: “Edhe më gënjeni, por mos thoni se kurrë nuk do të kthehem”.

Loading...