Manchester United nuk duhet të pranojë as edhe një ofertë prej 200 milionë euro për Paul Pogba nga Real Madrid pas impaktit të francezit në fitoren 4-0 të së dielës ndaj Chelseat, thotë ish-sulmuesi i klubit, Dimitar Berbatov.

Pogba asistoi te shokun i skuadrës, Marcus Rashford për të shënuar golin e tretë të Unitedit kundër ‘Bluve’ në Old Trafford, por vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Reali.

Zinedine Zidane nuk e ka mbajtur të fshehtë admirimin për bashkatdhetarin e tij gjatë asaj që ka qenë një sagë e zgjatur transferimi, dhe me kohën e Pogba në United që është lëkundur vazhdimisht nga forma jo e mirë.

“Zinedine Zidane do të donte të sillte Paul Pogban në Real Madrid por, kundër Chelseat të dielën, ne pamë pse Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur të mbajë mesfushorin francez”.

“Pasimi perfekt i Pogba te Marcus Rashford për golin e tretë të United ishte ajo që unë e quaj ‘futboll i pastër”.

“Ai nuk duhet të shitet as për 200 mln euro”, potencoi ai.

Loading...