Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë shfaqi paraqitje stabile në “Old Trafford”

Manchester United po planifikon ta shpërblejë Eric Baillyn për paraqitjet e tij pozitive.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se “Djajtë e Kuq” po mendojnë t’ia ofrojnë një kontratë të re përfaqësuesit të Bregut të Fildishtë, përcjell Gazeta Express.

Kontrata aktuale e 25 vjeçarit skadon vitin tjetër, por gjiganti anglez po shpreson që ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re para se të bëhet lojtar i ri verën e ardhshme.

Bailly aktualisht gjendet jashtë fushave të blerta pasi e kishte lënduar ligamentin e gjurit, lëndim që e pësoi në miqësoret parasezonale. /

Loading...