Manchester Evening News raporton se drejtuesit e Manchester Unitedit nuk janë të interesuar për ta transferuar sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukicin, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Përkundër që gjatë ditëve të fundit u raportua se Mario Mandzukic mund ta vazhdojë karrierën e tij në Old Trafford, “Djajtë e kuq” nuk e duan kroatin pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer është në kërkim të lojtarë të rinj, transmeton Gazeta Express.

Kjo filozofi e Manchester Unitedit dhe Solskjaerit konfirmohet nga transferimet e deritanishme të klubit anglez – Daniel James nga Swansea City, Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace dhe Harry Maguire, që pritet të konfirmohet së shpejti, nga Leicester City.

33-vjeçari kroat u fut në planet e Manchester Unitedit gjatë negociatave për shkëmbimin e Romelu Lukakus dhe Paulo Dybalas. Mirëpo, Mandzukici besohet se nuk është pjesë e marrëveshjes për këtë shkëmbim.

E sipas të përditshmes italiane, Manchester Unitedi mund të përfundojë duke i paguar dhjetë deri në 15 milionë euro për qendërsulmuesin.

Ai e rinovoi kontratën e tij me bardhezinjtë vetëm në prill dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021, mirëpo ai nuk është me pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri. Paga e tij aktuale është 5.5 milionë euro në vit