Manchester Unitedi e ka refuzuar menjëherë një ofertë nga Evertoni për ta marrë qendërmbrojtësin anglez, Chris Smalling, në formë huazimi për një sezon.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e sheh anglezin si pjesë të rëndësishme të repartit të mbrojtjes së skuadrës së tij, bashkë me Harry Maguiren dhe Victor Lindelofin,

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar e rinovoi kontratën e tij në “Old Trafford” në dhjetor, duke nënshkruar që të jetë pjesë e klubit anglez deri në qershor të vitit 2022, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

Smallingu i bëri 24 paraqitje në Premierligë për Manchester Unitedin sezonin e kaluar. Gjithsej, ai i ka luajtur 323 ndeshje në të gjitha garat për “Djajtë e kuq” që kur u transferua nga Sir Alex Fergusoni në vitin 2010, nga Fulhami.

Ai i ka bërë edhe 21 paraqitje për Anglinë, mirëpo mbeti jashtë skuadrës së Gareth Southgate për Kupën e Botës në Rusi vitin e kaluar dhe nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin kombëtar që nga atëherë.

Përkundër që nuk u vlerësua mjaftueshëm i mirë nga trajneri i Anglisë, Evertoni ishte i gatshëm ta transferojë atë për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, kjo dëshirë e Evertonit mbeti vetëm dëshirë.

Manchester Unitedi e refuzoi ofertën e tyre menjëherë, përkundër që Smallingu nuk pritet të jetë shpeshherë në formacionin e parë të skuadrës, pasi që Solskjaer e preferon dyshen Maguire – Lindelof