Qendër mbrojtësi i Leicester City, Harry Maguire, vazhdon të jetë synimi kryesorë i Manchester United.

Man United janë të interesuar që të transferojnë një lojtar për qendrën e mbrojtjes, dhe është Maguire ai që prinë në listën e dëshirave.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ tash e sa kohë, dhe ai së fundmi është lënë jashtë skuadrës së Leicester.

Sipas ‘Telegraph’ gjithçka ka ndodhur në pajtim mes menaxherit dhe lojtarit, i cili duket se dëshiron kalimin tek United.

Skuadra e ‘Dhelprave’ besojnë se lojtari nuk është i përgatitur mentalisht për të luajtur, pas spekulimeve për transferimin.