Kujdesi për qytetarët vazhdon, fillon realizimi i masës “nafta e gjelbër”, llogaritë më të lira për nxehjen, paratë kthehen te qytetarët.

Qeveria dhe shumica parlamentare të udhëhequr nga LSDM në periudhën e kaluar kanë zbatuar masa që janë në interes të qytetarëve.

Mbi 3.100 të punësuar në kopshte dhe mbi 1.700 të punësuar në sistemin për mbrojtje sociale marrin paga më të larta me mbi 3.000 ose 4.100 denarë.

Ka filluar realizimi i masës nafta e gjelbër ku 200 milionë denarë do të kthehen tek 55 mijë bujq të cilët do të furnizojnë naftë më të lirë për mekanizëm për 30 për qind.

Kuvendi e ka miratuar Ligjin për tokë bujqësore me të cilën sigurohet shpërndarje korrekte, transparente dhe të rregullt të tokës shtetërore bujqësore.

Janë siguruar 500 milionë euro për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup, ndërsa gjatë këtyre ditëve është hapur Qendra e re urgjente në Kumanovë e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për mbi 200 mijë qytetarë nga rajoni i Kumanovës.

LSDM mbetet e përkushtuar në realizimin e masave nga programi që siguron rritje ekonomike dhe zhvillim, shpenzime më të vogla dhe më shumë para te secili qytetar.

Qendra për komunikim me opinionin të LSDM-së