Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se kujdesi për qytetarët vazhdon. Ata thonë se ka filluar realizimi i masës “nafta e gjelbër” dhe paratë po kthehen tek qytetarët.

“Mbi 3100 të punësuar në kopshte dhe mbi 1700 të punësuar në sistemin për mbrojtje sociale, marrin paga më të mëdha për 3 mijë denarë, gjegjësisht mbi 4100 denarë”.

“Ka filluar realizimi i masës për naftën e gjelbër, me të cilën 200 milionë denarë do të kthehen tek 55 mijë bujq, të cilët do të blejnë naftë më të lirë për 30 përqind”.

“Ka filluar edhe procesi për largimin e kuotave për ilaçe, me çka ilaçet me recetë do të mund të gjenden gjatë gjithë muajit”, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e masave nga programi që sipas tyre, siguron rritje dhe zhvillim ekonomik./Telegrafi/