Datat e shumëpritura 2,3 dhe 4 gusht të festivalit të njohur  ‘Sunny Hill’ tashmë janë afruar.

Derisa kanë mbetur dy ditë deri në fillimin e tij, faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë në këtë event.

Me datë dy gusht pritet të fillojë pikërisht me një nga netët më të kërkuara të festivalit, në këtë datë ylli botëror Miley Cyrus pritet që për herë të parë në Prishtinë të dhurojë spektalë të vërtetë, përveç Miley në këtë natë do të ngjiten në skenë edhe disa prej emrave të njohur të skenës tonë si Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg dhe Tuti Turumtu.

Në natën e dytë të festivalit, me 3 gusht performojnë reperët e njohur shqiptar Gashi, Ledrin Vula, Lumi B, Pint, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nushi, Gemblemania, Dj Flow, Dj PM dhe Dj Dagz.

Datat e shumëpritura 2,3 dhe 4 gusht të festivalit të njohur  ‘Sunny Hill’ tashmë janë afruar.

Derisa kanë mbetur dy ditë deri në fillimin e tij, faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë në këtë event, shkruan Indeksonline.

Me datë dy gusht pritet të fillojë pikërisht me një nga netët më të kërkuara të festivalit, në këtë datë ylli botëror Miley Cyrus pritet që për herë të parë në Prishtinë të dhurojë spektakël të vërtetë, përveç Miley në këtë natë do të ngjiten në skenë edhe disa prej emrave të njohur të skenës tonë si Elvana Gjata, Njomza, Col3trane, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako, Art Lokaj, Zhagg dhe Tuti Turumtu.

Në natën e dytë të festivalit, me 3 gusht performojnë reperët e njohur shqiptar Gashi, Ledrin Vula, Lumi B, Pint, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nushi, Gemblemania, Dj Flow, Dj PM dhe Dj Dagz.

Në natën finale, me 4 gusht në skenën gjigante të ‘Sunny Hill’ për herë të parë në Prishtinë do të dhuroj performancën e tij Dj më i suksesshëm botëror, Calvin Harris, në këtë natë emrat e tjerë performues janë edhe Generik, Meduza, Bondax, Merk&Kremont, Katma Kid, KlangkaRussell, Rrrron, Kamy Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov.

Edhe ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa pritet të marr pjesë në festival.

‘Sunny Hill’ mbahet në Parkun e Gërmis për të dytën herë me radhë.

ImageImageImage