Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina, është liruar nga burgu ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë të Hanit të Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut, në baze të një fletarresti të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina sapo është liruar është nisur për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për dy javë.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj, falënderoi autoritetet maqedonase për bashkëpunimin.

Flower

“Falënderojmë institucionet e Shkupit zyrtarë, drejtorinë e burgut Shutka, për bashkëpunim me institucionet dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, për lirimin e Tomor Morines” ka shkruar Dedaj në Facebook.

Paradite, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut vendosën se ish pjesëtari i UÇK-së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Loading...