Lentet e mençura të kontaktit që fotografojnë dhe regjistrojnë video së shpejti mund të jenë realitet, sugjeron një patentë e kompanisë Samsung.

Ato vijnë me një kamerë të fshehur, e cila do të jetë në gjendje të regjistrojë video dhe të bëjë fotografi, sipas Patently Mobile.

Lentet do të kenë gjithashtu sensorë lëvizjeje që do të jenë në gjendje të përcjellin ndryshmet në sy dhe veprime të ndryshme.

Sipas patentës të paraqitur në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së, pajisja mund të pranojë porosi përmes një antene të integruar.