Për francezin gjermanët duan më shumë para

Arsenali ka bërë një ofertë 60 milionë euro për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano, e cila është refuzuar raporton Bild.

Gunners dëshirojnë që të shtojnë edhe ndonjë mbrojtës në qendër pasi që Laurent Koscielny dhe Shkodran Mustafi pritet të largohen nga klubi.

20 vjeçari francez Upamecano ka luajtur 36 ndeshje në Bundesligë prej që i është bashkuar kësaj skuadra nga Red Bull Salzburg në janarin e 2017-ës.

Ndërkohë mediat në Angli shkruajnë se Leipzig dëshiron më shumë se 60 milionë euro, diku 60 milionë funte që janë afër 65 milionë euro