Skuadra e Leicester City ka kompletuar transferimin e yllit të Sampdorias, në momentet e fundit e afatit kalimtar.

‘Dhelprat’ kanë nënshkruar me Denis Praet, në marrëveshjen e arritur vetëm pak minuta para mbylljes së afatit kalimtarë.

Praet do t’i bashkohet skuadrës nga Premierliga në një kontratë pesë vjeçare.

Leicester kanë paguar rreth 18 milionë funte për të siguruar shërbimet e yllit të Sampdorias.