Rafael Alexandre da Conceiçao Leao do të luajë me Milanin sezonet e ardhshme. Futbollisti portugez, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, ka firmosur kontratë 5-vjeçare me “Djallin”.

20-vjeçari vjen në Milano nga kampionati francez, ku sezonin e fundit mbrojti ngjyrat e Lille, ndërsa më parë ka spikatur me fanellën e Sportingut të Lisbonës.

Sezonin e kaluar është aktivizuar në 24 ndeshje në Ligue 1 me Lille, duke realizuar 8 gola.

Leao ka luajtur në të gjitha përfaqësueset e moshave të Portugalisë, duke nisur që nga U-16 e deri te U-21, madje është shpallur kampion europe në vitin 2016 me 17-vjeçarët luzitanë.