Gashi tregoi anën e tij humane në koncertin “Sunny Hill”.

Gashi është njëri ndër artistët që performuan në festivalin “Sunny Hill” gjatë këtij edicioni.

Reperi kishte dizejnuar disa bluza me simbolin e shqiponjës dhe portretin e tij, të cilat i kishte sjellë për t’ua shitur fansave.

Por, një prej tyre nuk kishte para me vete për ta blerë një, andaj Gashi ia ka dhënë paratë, duke ia mundësuar asaj blerjen e një bluze të tillë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instagram, pas shumë kritikave që kishte marrë lidhur me sjelljen që bëri gjatë performancës.

“Hello Gashi, isha në Sunny Hill dhe ju po shisni bluzat për fansat dhe unë nuk kisha para dhe ju më dhatë 20 euro të blija një dhe nuk mendoj se çdo këngëtar do ta bënte këtë, kështu që mendoj se je i madh dhe duhesh të ndihesh krenar për veten”, shkruan fansja në mesazhin që ia dërgoi Gashit.